Në pritje të kundërofensive të planifikuar të Ukrainës, instruktorët gjermanë po trajnojnë trupat ukrainase për të luftuar në zonat e populluara dhe trajnimi po zhvillohet në një duzinë baza ushtarake në të gjithë Gjermaninë, raportoi gazeta gjermane “Bild”.
“Forcat speciale ukrainase po përgatiten për një ofensivë të ardhshme në një duzinë bazash të Bundeswehr-it”, shkruan gazeta gjermane, duke cituar burime të paidentifikuara që thonë se më shumë se 1000 ushtarë ukrainas janë vendosur aktualisht në bazat gjermane, përcjell Fol Drejt.
Ushtarët ukrainas janë trajnuar posaçërisht për të luftuar në zonat e populluara./FolDrejt/