Drejtori i Përgjithshëm i Binance, Changpeng Zhao, këmbimorës më të madhe të kriptomonedhave në botë, deklaroi të mërkurën se depozitat po “rikthehen” pavarësisht turbulencave të fundit në tregun e kriptomonedhave.
“Gjërat duket se po stabilizohen. Dje nuk kishte asnjë pagesë të lartë që përpunuam, madje as pesë më të mirat. Ne përpunuam më shumë gjatë rënies të LUNA ose këmbimores FTX. Tani depozitat po kthehen”, shkroi Zhao në një postim në Twitter, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Sot pamë disa tërheqje (1.14 miliardë dollarë neto). Një gjë të tillë e kemi parë edhe më parë. Disa ditë kemi tërheqje neto. Disa ditë kemi depozita neto. Punë e zakonshme për ne. Në fakt mendoj se është një ide e mirë të ‘stresojmë’ testonin e tërheqjes në çdo CEX (këmbimore e centralizuar) me rotacion”, shtoi ai.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Binance bëri të ditur se kishte ndërprerë përkohësisht tërheqjet e monedhës së qëndrueshme USDC (USDC stablecoin) nga platforma e saj.
Ky hap i kompanisë të martën erdhi pasi investitorët shprehën shqetësime se rëniet nga platforma rivale e shkëmbimit FTX mund të shkaktonte një efekt domino në tregun e kriptove dhe të ndikojë negativisht tek Binance./FolDrejt/