Avdullah Hoti ka thënë se Kosova është duke i humbur miqtë dhe aleatët dhe për këtë ka fajësuar krerët më të lartë të shtetit: Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hotit, Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.
“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.
Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.
Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”./FolDrejt/