Bisedime për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bën me dije se do të udhëtojë për në Uashington.
“Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.
Lajçak tha se gjatë javës ka njoftuar kolegët e tij në Bruksel për vizitën që zhvilloi në Kosovë dhe Serbië. Ka pasur dhe një vizitë në selinë qendrore të NATO-s, ku ka folur për situatën në Kosovë me numrin dy të NATO-s, Mircea Geoana.
“Të dy jemi pajtuar se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve”, shkruan ndër të tjera Lajçak, shkruan Tirananews, përcjell Fol Drejt.