Sonja Biserko, që mban pozitën e kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi është shprehur se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës dhe se Vuçiq po teston se sa mund t’i manipulojë ata.
Siç njofton Danas, Biserko njëkohësisht është shprehur se Kosova është vend i barabartë, marrë parasysh marrëveshjet e nënshkruara në Berlin.
“Duke i larguar serbët nga institucionet e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e teston bashkësinë ndërkombëtare se sa mund t’i manipulojë ata. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje në Berlin, Kosova është vend i barabartë”, ka thënë Biserko.
Tutje, ajo është shprehur se me rënien e botës ruse, do të bjerë edhe bota serbe.
“Serbët do të kthehen në institucione dhe kur të bie ‘bota ruse’, do të bie edhe ‘bota serbe’”, ka shtuar ajo./FolDrejt/