Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përsëritur qëndrimin e kryeministrit Kurti në lidhje me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE gjatë vitit 2022.
Bislimi ka bërë të ditur se nuk ekzistojnë kushte apo kërkesa të veçanta që duhen plotësuar për të aplikuar për këtë status, transmeton Fol Drejt.
Tutje, sipas tij Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera të rajonir për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në.
“Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, ka thënë Bislimi./FolDrejt/