Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, theksoi se kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe në vende të tjera janë “blof”.
Në një fjalim në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Morawiecki vuri në dukje se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me kërcënimin e përdorimit të armës bërthamore po përpiqet të formësojë strategjinë e tij në Ukrainë dhe se kjo sipas tij nuk duhet të lejohet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se Putin ka ndërmarrë qëllimin që strategjinë e tij në Ukrainë ta ndërtojë mbi kërcënimin e armëve bërthamore dhe ky është një blof, deklaroi Morawiecki.
“Putin beson se e vetmja rrugë për të fituar është të përshkallëzojë luftën. Dëshiron që edhe ne të besojmë se do të përdorë armë bërthamore, por ky është një mjet shantazhi. Ne në këtë rajon e dimë shumë mirë historinë dhe Rusia hedh hap prapa vetëm kur në rrugën e saj përballë ka një kundërfuqi. Për këtë arsye janë shumë të ashpër”, tha Morawiecki.
Strategjia e Putinit është me qëllimin “përça dhe pushto”, shtoi Morawiecki, i cili tërhoqi vëmendjen se Putin do që Perëndimi të merret me çështjet e tij të brendshme, me inflacionin dhe energjinë, por që lufta është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me krizën e energjisë dhe inflacionin.
Duke vënë në dukje se kërcënimet e ardhura nga Rusia nuk janë vetëm ushtarake, Morawiecki bëri vlerësimin se “Për shembull disa kërcënime në fushën e propagandës u nënvlerësuan plotësisht. Dhe aspekti më kritik i kësaj lufte, energjia, është një surprizë për shumë njerëz. Putin mendon se përdorimi i kësaj si armë do të ndryshojë dinamikat e luftës”.
Morawiecki theksoi se Rusia duhet të ndryshojë shumë rrënjësisht që të trajtohet si një shtet demokratik. “Putin krijoi sërish djajtë më të këqij të tij të shekullit të 20-të, nacionalizimin, imperializmin. Tani po përdoren si propagandë brenda shoqërisë ruse”, shtoi Morawiecki.
Kryeministri Morawiecki u shpreh se mbështetja financiare për Ukrainën është një fushë e rëndësishme dhe se Rusia dëshiron të eliminojë mbështetjen brenda vendit duke falimentuar Ukrainën./FolDrejt/