Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

“Bislimi si mysafir s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës”

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Për përleshjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilën u përfshinë deputetët dhe disa ministra, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), shkruan Fol Drejt.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sipas KLMDNJ-së, nuk ka pasur të drejtë të grisë fotografinë e vendosur nga deputetët.

Ky është reagimi i plotë:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës pa asnjë arsye u përshkallëzua situata e cila ishte e shmangshme sikur që kishte mundësi të menaxhohej më mirë po të ishte respektuar Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës nga drejtuesi i seancës, Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Dihet qartazi se Kuvendi i Kosovës është vend pune i deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit që janë të mandatuar t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë intereset e qytetarëve (votuesve), pa dallime partiake dhe të tjera.

Të gjithë të tjerët, kryministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit. Besnik Bislimit, z.kryeministër i qeverisë së Kosovës sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre, si mysafirë.

Ata duhet ta kryejnë punën për çka janë ftuar nga deputetët apo, nëse kanë kërkuar në bazë të drejtës që iu takon e pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre, qeverinë e Kosovës. Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes.

Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku. Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku.

KMDLNj –ë është i sigurt se, nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca z.kryeministrin Besnik Bislimi, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera.

Ndërkaq, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte thirrja drejtuar policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca.

Kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancen e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës. Në historinë parlamentare të Kosovës asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast që kryetarët e Kuvendit apo drejtuesit e seancave ta thërrasin Policinë apo sigurimin e Kuvendit ndonëse incidentet ishin shumë më të rënda me ç’rast rrezikohej edhe shëndeti i deputetëve siç ishte hedhja e gazit lotsjellës dhe mjeteve të forta pjesë e së cilës, qoftë si pjesëmarrës aktiv apo edhe si dëshmitar ishte edhe kryetari i tashëm i Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë ata që e kanë përcjellur punën e Kuvendit, qoftë si monitorues apo përmes mjeteve të informimit janë dëshmitarë se ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka lejuar pjesëtarët e sigurimit – policisë as të hyjnë brenda Kuvendit e lëre më të ketë bërë ftesë për intervenim ndonëse situata e përshkallëzuar në atë kohë ishte shumëfishë më e rrezikshme dhe me pasoja të mundshme se që ishte në seancën e fundit.

KMDLNj –ë vlerëson se incidente që ndodhën në seancën e fundit ndodhin në të gjitha vendet tjera që kanë traditë shumë më të gjatë parlamentare dhe demokraci të qëndrueshme prandaj mendon se kjo është e tejkalueshme dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore që të ndiqen penalisht asnjëri që shkaktoi incidente, as nga ana e qeverisë e as nga ana e deputetëve.

Për KMDLNj –në rrezik real paraqet gjuha e urrejtjes, fyerjeve në baza personale dhe familjare e që nuk duhet të trajtohen në seancat e Kuvendit të Kosovës sikur që, edhe nëse ndodhin, kryetari i Kuvendit, si autoritet suprem apo drejtuesi i seancës duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme duke i larguar nga seanca dhe duke i përjashtuar nga seancat tjera, në përputhje me peshën e përgjegjësisë, pavarësisht përkatësisë partiake dhe të tjera.

Nëse duan që puna e Kuvendit të Kosovës t’i kthehet normalitetit, e nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë kështu, drejtuesit e partive politike duhet t’i disiplinojnë anëtarët e tyre dhe, nëse veprojnë ndryshe pikërisht partitë politike duhet të ndërmarrin masa kundër atyre që ndikojnë në keqpunën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes grupeve parlamentare duhet ta arrijnë një marrëveshje që do të siguronte mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës, apo, me marrëveshje, nëse vlerësojnë se nuk ka mundësi tjetër të merren vesh për shpërndarjen e kësaj legjislature. Kosovën e presin shumë sfida që do ta përcaktojnë të ardhnen edhe si shtet për t’i lejuar vetes (deputetët) që të merren me gjëra krejtësisht të parëndësishme.

Duhet të kuptohet se të drejtat dhe përgjegjësitë janë të ndara si për Presidenten, Kryeministrin ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës dhe të gjithë duhet të sillen brenda përgjegjësive të përcaktuara. Në fund të fundit, nuk është qeveria ajo që e mbikëqyrë punën e Kuvendit por Kuvendi e mbikëqyrë punën e qeverisë”.

Ndryshe, lidhur me përleshjet fizike që ndodhën në Kuvend, Prokuroria ka nisur hetimet. /FolDrejt/

Tags: KMDLNjkuvendiperleshja
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Në kohën e qeverisjes “krejt dhe drejt”, rriten kontratat njëburimore – reagon Hoti

Lajmi tjetër

Ish guvernatori i BQK-së i shkruan letër presidentes, i thotë që procesi i rekrutimit për guvernatorin e ri, ka pasur parregullsi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM