Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi. /REL/