Tenisti serb, Novak Gjokoviç, sot pas fitores ndaj Aleksandar Kovacevicit në raundin e parë të Roland Garros, ka dërguar një mesazh për serbët e Kosovës, duke provokuar kështu rëndë situatën aktuale.
Pas ndeshjes, Gjokoviç ka thënë: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën!”.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që tenisti serb luan një rol të tillë nxitës e provokues, siç është ky i sotmi, ku ai i ka dalur në mbrojtje bandave serbe në veri të Kosovës, transmeton Fol Drejt.