Botërori do të nisë pas 12 ditësh, por kritikat për caktimin e kompeticionit në Katar nuk janë shuar, për arsye të njohura.
Sepp Blatter, i cili në atë kohë mbështeti kandidadurën si president i FIFA-s, e konsideron këtë zgjedhje një gabim.
“Ishte një zgjedhje e gabuar dhe unë jam përgjegjës, si president i FIFA-s në atë kohë”, tha ai në një intervistë për “Tamedia”.
Ai ka theksuar se plani ishte caktimi i Kupës së Botës 2018 për Rusinë dhe atë të 2022 për Shtetet e Bashkuara të Amerikës./FolDrejt/