Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një aksion karshi Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Duke synuar të simbolizojnë mbylljen që sipas tyre ka Qeveria karshi qytetarëve të Kosovës, kjo parti ka ngjyrosur me ngjyrë të zezë dritaret e ndërtesës së ekzekutivit, transmeton Fol Drejt.
Siç ka thënë kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe rreth propozimit franko-gjerman./FolDrejt/