Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se foli me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba dhe përsëriti mbështetjen e SHBA për Ukrainën pas ” bastisjeve të tmerrshme ” të Rusisë.
“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë të palëkundur financiare, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë veten dhe të sigurojë për popullin e saj ,” tha Blinken në një postim në Twitter, shkruan prototheme.gr, transmeton Fol Drejt.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi theksoi se ka pasur bisedime me Bridget Brink, ambasadoren amerikane në Ukrainë, pas sulmeve ajrore ruse sot në qytete të ndryshme të Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase dhe janë të përkushtuara të mbajnë Rusinë përgjegjëse për krimet e luftës dhe mizoritë e kryera në vendin tonë. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj! Ka shkruar Zelensky në Telegram./FolDrejt/