Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit në komunën e Podujevës.
Lajmin e ka dhënë vetë kryetari Bulliqi, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Bulliqi ka bërë të ditur se të pranishëm në vendosjen e këtij gurthemeli ishin ud. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, Ambasadori i Katarit në Kosovë, z. Ali bin Hamad Al Marri, zëvendës drejtori i organizatës “Qatar Charity”, drejtori i kësaj organizate në Kosovë, Esam Dabab dhe bashkëpunëtorë komunalë.
Tutje, Bulliqi ka falenderuar organizatën “Qatar Charity” dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij megaprojekti./FolDrejt/