Udhëtimi i presidentit kinez Xi Jinping në Rusi këtë javë, mes urdhrit të arrestit të ICC-së për Putinin, sugjeron se Kina nuk mendon se Moska duhet të mbahet përgjegjëse për mizoritë e saj në Ukrainë, tha Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike e Rusisë, e mbështetur nga Kina apo ndonjë vend tjetër, për të ngrirë luftën sipas kushteve të veta,” u tha Blinken gazetarëve.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin çdo diplomaci për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por ngriti dyshime se Kina po ruante “sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës.
“Çdo plan që nuk i jep përparësi këtij parimi kritik është një taktikë ngecëse në rastin më të mirë ose thjesht kërkon të lehtësojë një rezultat të padrejtë. Kjo nuk është diplomaci konstruktive”, tha Blinken./FolDrejt/