Vendet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për prokurimin e përbashkët të municioneve për Ukrainën, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius në margjinat e një takimi në Bruksel, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Sot do të nënshkruajmë dokumentet përkatëse”, u tha ai gazetarëve.
“Qëllimi ynë duhet të jetë që të dërgojmë një sasi të konsiderueshme municioni në Ukrainë përpara fundit të këtij viti”, tha Pistorius./FolDrejt/