Bloomberg raporton se Rusia pritet të pranojë një zgjatje të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për grurin, transmeton Al Jazeera.
Raporti thoshte se Rusia ka të ngjarë të lejojë që marrëveshja të rinovohet pas skadimit të saj më 19 nëntor, duke cituar katër persona të njohur me diskutimet.
Raporti tha se njerëzit e cituar nuk specifikuan nëse Rusia do të kërkonte të shtonte kushte të reja në këmbim të zgjatjes ose ndonjë detaj tjetër./FolDrejt/