Reshjet e dendura të borës çuan në ndërprerje të konsiderueshme të trafikut në Bavari, por edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë.
Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Mynihut, ndërsa gjatë natës ka pasur një shqetësim në qarkullimin hekurudhor, raporton Bild.
Në Ulm dhe Mynih, pasagjerët duhej të kalonin natën në trena.