Johnson pranoi se qeveria nuk mund të siguronte mbështetjen e pritur dhe të kompensonte menjëherë kostot në rritje, por tha se po punohej për të stabilizuar çmimet në afat të mesëm dhe afatgjatë.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se qeveria e tij nuk mund t’i ndihmojë të gjithë britanikët të kapërcejnë krizën aktuale të shkaktuar nga rritja e kostos së jetesës, sepse duhet të jenë të kujdesshëm me shpenzimet për të shmangur nxitjen e spirales inflacioniste, transmeton Fol Drejt.
Rritja e çmimeve ka kontribuar në presionin më të madh mbi të ardhurat e familjeve që nga vitet 1950, dhe gjithashtu po ushtron presion mbi qeverinë për të mbështetur më të varfërit, veçanërisht ata që nuk mund të paguajnë faturat e tyre në rritje të energjisë, raporton Reuters./FolDrejt/