Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij si President i Francës.
Me anë të një postimi në Twitter, Johnson shkruan se bashkëpunimi me Francën është e rëndësishme për dy vendet dhe për të gjithë botën.
Postimi i Boris Johnson:
Urime Emmanuel Macron në rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të rëndësishëm. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet që kanë më shumë rëndësi për dy vendet tona dhe për botën./FolDrejt/