Ministria e Punëve të Jashtme të Omanit ka bërë të ditur sot se ai shtet ka mundësuar lirimin e 14 të huajve, mes tyre edhe një shtetas britanik, të cilët janë arrestuar në Jemen dhe janë transferuar nga kryeqyteti Sanaa në kryeqytetin e Omanit, Muskat.
“Një britanik, gruaja dhe fëmija i tij, shtatë shtetas indianë, një filipinas, një indonezian, një etiopian dhe një shtetas i Mianmarit janë liruar”, tha ministria, pa dhënë detaje se çfarë çoi në ndalimin e tyre.
Qeveria britanike e ka identifikuar britanikun si Luke Simons, duke thënë se ai ka qenë në paraburgim pa akuza apo gjyq që nga viti 2017./FolDrejt/