Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha sot se një raund i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet më 14 shtator në Bruksel.
Në konferencën për shtyp pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Toledo, ai tha se takimi do të jetë një përpjekje tjetër për zgjidhjen e situatës.
Borell tha gjithashtu se një nga temat e takimit të sotëm ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian, si dhe se Presidenca spanjolle e BE-së propozoi që muajin e ardhshëm të mbahet një takim ministror për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se ministrat ranë dakord se kjo duhet të ndodhë.