Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kongresistin Mike Turner, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Inteligjencë, përcjell Fol Drejt.
“Kënaqësi të mirëpres në Kosovë kongresistin Mike Turner, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Inteligjencë.” , është shprehur presidentja Osmani, përcjell Fol Drejt.
“Një bisedë e rëndësishme mbi thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA, sfidat për paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.”, ka shtuar Osmani tutje.