Në krizë e madhe ka kapluar Venecuelën ku shtete si Brazili, Kolumbia, SHBA-ja, Kanadaja dhe BE kanë njohur liderin opozitar Juan Guaido si përfaqësuesin e shtetit, kurse defakto në pushtet është presidenti Nicolas Maduro.
Në mbështetje të këtij të fundit ka ardhur Rusia, Bolivia, Kuba, Kina dhe së fundi edhe Turqia ku presidenti Erdogan i ka telefonuar Maduron.
“Vëlla Maduro, qëndro i fortë, ne jemi me ju,” citohet ti ketë thënë Erdogani Maduros, sipas fjalëve të zëdhënësit presidencial Ibrahim Kallën.
Maduro njihet si pasardhësi i preferuar i ish liderit të famshëm Hugo Chavez i njohur për retorikën anti-imperialiste dhe dëshirës për të vendosur komunizmin në Venecuelë.
Venecuela është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë./Foldrejt.com