Turqia nuk ka qëllim të pushtojë Sirinë, “atdheu ynë me 780 mijë kilometra katrorë është e mjaftueshme për ne,” tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të enjten, shkruan “Daily Sabah”, përcjell foldrejt.com.
“E them këtë qartë, Turqia është i vetmi vend që përfshihet në Siri për çështje humanitare,” tha ai përpara akademisë ushtarake turke në Ankarë.
Erdogani kujtoi vitin 1998 kur Turqia për pak do sulmonte Sirinë, për shkak se regjimi i atëhershëm mbështeste organizatën terroriste PKK. Një rast i ngjashëm shihet edhe tani, për këtë Turqia kërkon të marrë në kontroll 32 kilometra në brendësi të Sirisë.
Pas tërheqjes së SHBA-së nga Siria, po krijohet një vakum në veri të saj, ku Rusia është e gatshme t’ia jap në kontroll Turqisë, por nëse kjo e fundit lëshon pe në Idlib./Foldrejt.com