Forcat izraelite arrestuan 12 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmeve në shtypin lokal palestinez, forcat izraelite kryen bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Gjatë bastisjeve u arrestuan 12 persona, shumica e tyre nga qytetet Nablus dhe Tulkarem.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.