Sipas Fabrizio Romanos, lojtari i Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud, është shumë afër marrëveshjes verbale me Brighton & Hove Albion pë t’u transferuar në Angli si lojtar i lirë në verë, shkruan Fol Drejt.
“Ekskluzive: Brighton po i afrohet marrëveshjes verbale për të nënshkruar me Mahmoud Dahoud si agjent të lirë.”, shkroi Romano në Twitter.
Romano theksoi se marrëveshja tani është në një fazë shumë të avancuar, duke pritur për të rregulluar detajet përfundimtare dhe më pas për të nënshkruar dokumentet.
Dahoud mund të jetë nënshkrimi i tretë pas João Pedros [i përfunduar] dhe Milnerit [pothuajse i mbaruar] – nëse gjithçka shkon sipas planit. /FolDrejt/