Një e treta e djemve në Britaninë e Madhe e shohin leximin e librave të kurrikulës si ndëshkim, sipas një sondazhi të mësuesve të shkollave të mesme.
Gjithashtu u tregua se vajzat shmangin leximin, por se kjo është më e theksuar tek djemtë, transmeton British Time, përcjell Fol Drejt.
Mësuesit besojnë se arsyeja për një sjellje të tillë është ndoshta se fëmijët kalojnë shumë kohë duke lexuar blogje dhe postime në rrjetet sociale./FolDrejt/