Gjigandi gjerman i automobilave Volkswagen ka pezulluar planet për të prodhuar bateri në Evropën Lindore dhe ka prioritet ndërtimin e objekteve në Amerikën e Veriut.
Atje VW pret nëntë deri në 10 miliardë euro subvencione, raportoi të mërkurën Financial Times, përcjell Fol Drejt.
VW po pret përgjigjen e Evropës ndaj Aktit të Reduktimit të Inflacionit (IRA) prej 369 miliardë dollarësh të SHBA-së, përpara se të vazhdojë me planet në rajon, raportoi FT, duke cituar burime të informuara.
Në vitin 2021, ata njoftuan ndërtimin e gjashtë fabrikave në Evropë
Anëtari i bordit të Volkswagen, Thomas Schmall, postoi në LinkedIn javën e kaluar se, duke pasur parasysh kushtet tërheqëse nga IRA, Evropa është në rrezik të humbasë “garën për miliarda euro investime që (kompanitë) do të vendosin në muajt dhe vitet e ardhshme”.
Në mars 2021, gjatë mandatit të CEO Herbert Diess, VW njoftoi ndërtimin e gjashtë gjigafabrikave në Evropë. Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke konkurruan për fabrikën, e cila do të hapej në vitin 2027.
Tetorin e kaluar, kompania njoftoi se do të merrte një vendim për vendndodhjen deri në mesin e vitit 2023./FolDrejt/