Mbretëria e Bashkuar është zotuar të dërgojë helikopterë Sea King në ushtrinë ukrainase “si pjesë e mbështetjes së saj të vazhdueshme”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ministria britanike e Mbrojtjes shtoi: “Marina Mbretërore ka ofruar trajnime për 10 ekuipazhe të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke rritur aftësitë e tyre të kërkimit dhe shpëtimit”.
Nisma u konfirmua për herë të parë në nëntor, me tre helikopterë Westland Sea King që pritet të mbërrijnë në Ukrainë menjëherë.
Mësohet se të paktën një nga helikopterët ka mbërritur tashmë./FolDrejt/