Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me ndërprerje treorëshe të energjisë elektrike këtë dimër në skenarin më të keq, paralajmëroi sot operatori kombëtar i elektricitetit.
Në një përditësim mbi gatishmërinë energjetike të Britanisë për dimër, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike i Rrjetit Kombëtar (National Grid) tha se shanset për mungesa serioze të gazit janë “të vështira” dhe se kërkesa duhet të plotësohet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, operatori gjithashtu inkurajoi vendin të kursejë energji si mënyrë për të ndihmuar në parandalimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Mbretëria e Bashkuar gjeneron 40 për qind të energjisë së saj përmes gazit, i cili është ndikuar nga lufta ruse në Ukrainë, duke shkaktuar rritje globale të çmimeve.
Qeveria britanike ka njoftuar tashmë një paketë disamiliardëshe lehtësimi për të ndihmuar familjet dhe bizneset me kostot e energjisë./FolDrejt/