Një tjetër natë e ftohtë është regjistruar në Britaninë e Madhe, me temperatura në pjesën më të madhe të vendit nën zero.
Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi meteorologjik, merkuri në termometër ka rënë në minus 11 gradë Celsius në Angli dhe minus 10 gradë në Skoci, raporton Guardian.
Paralajmërimet e udhëtimit janë vënë në të gjithë Skocinë dhe Ministrja e Transportit e Skocisë, Fiona Hislop, ka paralajmëruar qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre para kohe për shkak të motit të ashpër dhe të marrin parasysh vonesat e mundshme, përcjell Fol Drejt.