Kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi se dhjetëra ushtarë ukrainas janë duke u trajnuar në Britaninë e Madhe dhe, ndër të tjera, po trajnohen për të trajtuar automjetet e blinduara britanike që Londra do t’i dorëzojë Ukrainës për të luftuar Rusinë.
Johnson deklaroi se forcat britanike po trajnojnë edhe ushtarë ukrainas në Poloni, në mënyrë që ata të përdorin raketa kundërajrore, shkruan Guardian, transmeton FolDrejt.
“Mund të them se aktualisht po trajnojmë ukrainasit në Poloni për përdorimin e mbrojtjes ajrore dhe në Mbretërinë e Bashkuar për përdorimin e automjeteve të blinduara”, tha Johnson./FolDrejt/