Më tha dikush nji ditë
Poezi nga Burhan Fili
Më tha dikush nji ditë:
“Vallah me ty asht me u habit…
Ti përherë rrin tu shkru,
a thu kush ka me i lexu?
Ai fol e unë shikjo…
i thashë: “vlla, pa ndigjo,
të jam mirënjohës për çfarë thu,
për çfarë thu e çfarë mendon…
por që ta dish lum zotnia,
i shkruj nga qejfi, jo nga dija,
se për dije nevojë nuk ka,
se secili jeni MashaAllah!
Për mend, urtësi, nevojë s’keni,
se të rryem të gjithë jeni.
Edhe ‘Burhanit’ i kam thanë,
që kyt qasje me e lan;
me u marr me kto hesap nuk ke,
e i bezdisshëm ndonjëherë je,
me u marrë me ty nuk kanë nge (kohë)!”
-“Them e mira qe besa e lyp,
ti në vehten tande me i përtyp…”
I tha kto fjalë desh me u largu,
i thashë: “T’u rritë ndera për çka thu…
për çfarë shkruj, e dërgoj,
janë Selame që i çoj,
kujtesë ma tepër asgja,
ndonji du’a për mu me ba!
Se për përvojë e dituri,
secili jeni vet zotni.
Se për mirë asht qe besa,
në mesin tonë të fitojë kujtesa!
Kujtesa e hajrit e mirësisë,
asht balsami i vllaznisë.”
I thashë kto fjalë e miku shkoi,
rri me shpresë që të më kuptojë!
Jo vetëm ai, por çdo jaran,
ta kujtojnë vllaun Burhan!
Burhan Fili
Dearborn, Michigan
23/11/2022/FolDrejt/