Mos i përmend të mirat
Poezi nga Burhan Fili
Mos i përmend të mirat që ban,
se të tuat ma nuk janë!
Banu si pemët që në heshtje prodhojnë,
frutat e tyne kurrë nuk i numërojnë…
E ti o njeri që vehtes bamirës i thu,
me lëvdata kurrë s’ke me fitu!
Ruji mirësitë që Allahu të ka dhanë,
ruji si rrajët që të padukshme janë,
frutat e tyre zëdhënëse kanë,
në pazar e sofër… kudo që shkojnë,
mirësinë nuk e mohojnë./FolDrejt/