Gjatë ditës së djeshme u raportua një rast i dhunës në familje në Lipjan.
Rasti raportua rreth orës 10:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/