Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:40, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/