Në Prishtinë janë arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit tek ta u gjenden lëndë narkotike.
“Janë arrestuar dy te dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar: një qese e vogël me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.5 gram si dhe një cigare e dyshuar me substancë narkotike. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.