Komanda e Përbashkët Ajrore SHBA-Kanada (NORAD) rrëzoi një objekt të paidentifikuar në hapësirën ajrore kanadeze të shtunën, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.
“Unë urdhërova rrëzimin e një objekti të paidentifikuar që shkeli hapësirën ajrore kanadeze. NORAD e rrëzoi objektin mbi provincën Yukon. Avionët kanadezë dhe amerikanë u ngritën dhe F22 amerikan goditi me sukses objektivin”, tha Trudeau në Twitter.
Siç raportohet nga shërbimi publik kanadez (CBC), Trudeau shtoi se ai foli me presidentin e SHBA-së Joe Biden të shtunën, transmeton Fol Drejt.