Eduardo Camavinga mund të luaj në “nivelin më të lartë” me Real Madrid, por ai duhet të presë të paktën një vit më shumë para se të “kaloj”, sipas shefit të Rennes Julien Stephan.
Camavinga kaloi pesë vite në akademinë e Rennes para se të kalonte në skuadrën seniore në moshen 15 vjeçare në vitin 2018, dhe që prej asaj kohe është vlerësuar si një nga talentet më të mirë të të rinjve në Evropë.
Francezi ka kaluar një sezon të shkëlqyer në Roazhon Park në 2019-20, duke luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat ndërsa kontribuoi një gol dhe dy asistime.//FolDrejt