Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se masat kishin për qëllim figurat represive të regjimit në Iran, të cilët, tha ajo, po i dërgonin fëmijët e tyre të jetonin në vendet perëndimore.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha sot se Bashkimi Evropian dëshiron të vendosë një ngrirje të aseteve dhe një ndalim udhëtimi për një numër zyrtarësh iranianë që morën pjesë në shtypjen e protestave të mbajtura për vdekjen e një gruaje të re iraniane me origjinë kurde, Mahsa Amini.
“Veprimi i Francës në zemër të BE-së është të synojë ata që janë përgjegjës për shtypjen e protestave duke i mbajtur ata përgjegjës për veprimet e tyre,” u tha Colonna ligjvënësve në parlament, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.