Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu tha sot se në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ai vuri në dukje nevojën për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë me mjete diplomatike.
Kujtojmë se Turqia ka ofruar vazhdimisht të ndërmjetësojë në negociatat midis Moskës dhe Kievit, si dhe se Turqia ka pritur konsultime midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më parë se Rusia ishte gjithmonë e gatshme për të zgjidhur çështjet në tryezën e bisedimeve, transmeton Fol Drejt.