Zyra statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) njoftoi se 20.3 për qind e popullsisë së Unionit përbëhet nga persona 65 vjeç dhe më lart, transmeton Anadolu Agency (AA).
Eurostat publikoi të dhëna lidhur me personat 65-vjeç dhe më lart të cilët janë më të rrezikuar për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas kësaj, thuhet se në vitin 2019 kjo normë u rrit me 0.3 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 2.9 për qind në krahasim me 10 vite më parë.
– Italia me nivelin më të lartë të popullsisë së moshuar
Në BE, vendi me nivelin më të lartë të popullsisë së moshuar është Italia me 22.8 për qind e cila ndiqet nga Greqia me 22 për qind, Portugalia dhe Finlanda me 21.8 për qind, Gjermania me 21.5 për qind dhe Bullgaria me 21.3 për qind.
Ndërsa vendet me normën më të ulët të popullsisë së moshuar në BE janë Irlanda me 14.1 për qind dhe Luksemburgu me 14.4 për qind.