Sipas gazetës italiane Il Messagero deri javën e kaluar në Itali janë infektuar me Covid19 plot 6500 mjekë dhe motra medicinale, kurse Shoqata e Mjekëve Italianë, nxori shifrën e 66 mjekëve të vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus, përcjell foldrejt.com.
Ngjashëm, sipas institutit gjerman Robert Koch në vendin gjerman janë infetkuar 2300 mjekë dhe motra medicinale, kurse sipas Süddeutsche Zeitung, shifrat mund të jetë më të larta dhe kjo do sjellte përkeqësim dramatik të të sëmurëve.
Sipas landeve, në Nordrhein-Westfalen ishin 322 punëtorë të shëndetësisë të sëmurë me Covid19, kurse 1485 ndodhen në karantinë. Në Baden-Württemberg të infektuarit janë 566, në Zwickau të Sachsen janë 60 të infektuar, kurse në Freistaat të Bajernit janë të izoluar (të sëmurë ose në karantinë) 244 mjekë./Foldrejt.com