Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një javë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së, të hënën do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.”
Po ashtu parashihet që gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./FolDrejt/