Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një mot të vranët dhe me reshje shiu, shkruan Fol Drejt.
IHK njofton se e enjtja do të jetë më dinamike sa i përket reshjeve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. /FolDrejt/