Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), edhe për sot ka paralajmëruar një mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira, shkruan Fol Drejt.
“Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius” – thuhet në raportin e IHK-së.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit./FolDrejt/