Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), gjatë kësaj jave pritet të mbaj mot kryesisht i vranët me riga shiu dhe reshje bore, shkruan Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, kurse ato maksimalet mbeten konstante.
Ky është parashikimi i motit për pesë ditë nga IHK:
Të hënën – Mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.
Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.
Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.
Të etjen – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.
Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare deri e fortë. /FolDrejt/