Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, shkruan Fol Drejt.
Gjatë ditës vranësirat do të intensifikohen, duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të përcjellura me stuhi” – thotë IHK.
Është paraparë që pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike, pritet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.
Ndërkaq, sipas BBC Weather temperaturat minimale do të sillen nga 17, deri në 26 gradë Celsius, si më të lartat gjatë ditës.
Gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje shiu./FolDrejt/