Sipas njoftimit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të ardhshme, pritet të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Ndërkohë, pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes./FolDrejt/